Spanja mund të kërkojë ndihmën e Fondit Evropian të Shpëtimit
Madrid, 29 maj - Qeveria spanjolle mund ti kërkojë ndihmë Fondit Evropian të Shpëtimit, në qoftë se presioni mbi tregjet vazhdon, për të përfituar 30 miliardë euro në sektorin e saj bankar, më tepër se 19 miliardë të kërkuara nga Bankia, njoftoi sot gazeta spanjolle El Mundo.
Në qoftë se kriza greke vazhdon dhe në qoftë se rreziku në Spanjë mbetet rreth nivelit të 500 pikëve, Spanja mund ti kërkojë ndihmë Fondit Evropian të Stabilitetit Financiar. Është një mundësi, edhe pse tani të gjitha hipotezat janë të mundshme, theksoi një burim zyrtar për gazetën spanjolle.
Një tjetër mundësi e parashikuar nga qeveria është kërkesa për ndihmë nga FMN-ja, shkruan gazeta.