Spanja miraton ligj kundër konfiskimit të shtëpive nga bankat
Madrid, 2 dhjetor - Kongresi ligjvënës i Spanjës ka miratuar një ligj me zbatimin e të cilit, ndalohet për dy vite konfiskimi i 120 mijë shtëpive të personave që nuk mund të shlyejnë këstet e marra nga bankat
Ky ligj të premten është vendosur në zbatim, për shkak të përhapjes së dukurisë së vetvrasjes gjatë javëve të fundit në mesin e popullit spanjoll të cilët për shkak të papunësisë dhe krizës ekonomike në këtë vend evropian, nuk kanë mundësi të paguajnë borxhet bankare dhe kështu nuk kanë aspak shpresa për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.