Spanja miraton frenimin e borxhit
Madrid, 8 shtator - Spanja është vendi i dytë në Evropë pas Gjermanisë, që ka përfshirë në kushtetutë frenimin e borxhit.
Në senat të mërkurën në mbrëmje pati 233 vota për ndryshimin kushtetutës dhe tre kundër. Politikanët e partive të krahut të majtë abstenuan.
Dhoma e ulët e kishte miratuar frenimin e borxhit javën e kaluar.
Masa është një hap drejt qetësimit të tregjeve financiare, duke pasur parasysh defiçitin në buxhet.
Kundërshtarët e rregullimit kërkuan një referendum mbarëkombëtar për ndryshimet kushtetuese.
Për këtë megjithatë ata duhet të fitojnë brenda dy javësh aprovimin e së paku dhjetë për qind të parlamentarëve në të dy dhomat.