14 Maj 2024

Spanja merr masa të mëtejshme anti-krizë

Madrid, 27 shtator - Spanja do të dekretojë këtë të enjte buxhetin anti-krizë për vitin 2013 si masë kundër rënies së mëtejshme të ekonomisë së përkeqësuar dhe papunësisë që është në kuotën 25 për qind.

Madridi zyrtar pritet të grumbullojë 39 miliardë euro nga kursimet, rritja e taksave dhe reformat strukturale.

Gjithçka vjen kur protestat e të indinjuarve janë shtuar gjatë javës dhe janë rritur pritshmëritë se Spanja do të kërkojë një ndihma financiare nga partnerët e eurozonës.

Ditën e premte pritet të publikohen rezultatet e të ashtuquajturit “testi i stresit”. Kostot e huave për Spanjën u rritën gjithashtu në nivele të rrezikshme ditën e mërkurë dhe
Kriza Financiare tregu i aksioneve pësoi rënie.

Kryeministri Mariano Rajoy konfirmoi lajmin në fjalë kur tha për “Wall Street Journal” të mërkurën se, “nëse kostot e huamarrjeve do të jenë shumë të larta për një kohë të gjatë, atëherë ju siguroj 100 për qind se do të kërkoj ndihmë”.

Situata ekonomike në vendin iberik mbetet në vështirësi, me shifrat nga banka qendrore që tregojnë se reçesioni i vendit është thelluar për shkak se të ardhurat ekonomike kanë rënë.

“Të dhënat për tremujorin e tretë të vitit tregojnë se të ardhurat vazhduan të binin me hapa domethënës, në një ambjent ku tensionet financiare mbeten në nivele të larta”, deklaroi Banka e Spanjës në raportin mujor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)