10 Maj 2024

Spanja mendon se Greqia duhet të qëndrojë në euro

Madrid, 12 tetor - Spanja mendon se Greqia duhet të qëndrojë në euro, një çështje që nuk duhet të jetë më objekt diskutimesh, nënvizoi sot kryeministri spanjoll Mariano Rajoy.

\"Spanja mendon se Greqia duhet të qëndrojë në euro. Duhet që kjo çështje të zgjidhet një herë e përgjithmonë, që të mos jetë më objekt diskutimesh. Greqia është në euro\'\', - theksoi drejtuesi spanjoll, në përfundim të takimit me presidentin francez, François Hollande.

\"Të gjithë ne duhet të respektojmë angazhimet tona, por dalja e Greqisë nga euro do të jetë një dështim kolektiv për të gjithë Bashkimin Evropian. Një dështim që ne nuk mund ta lejojmë\'\',- shtoi ai.

\"Jam i bindur se mes nesh do të gjejmë formula që Greqia të mund të respektojë angazhimet e saj dhe të tjerë të mund të marrin vendime të drejta që Greqia të mbetet në euro\'\', - nënvizoi kryeministri spanjoll. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)