Spanja kërkon kredi shpëtimi
Madrid, 25 qershor - Spanja ka kërkuar zyrtarisht një kredi shpëtimi në vlerë prej 100 miliardë eurosh nga partnerët e eurozonës për të ruajtur sistemin \"e sëmurë\" bankar të saj.
Ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos i ka dërguar një letër presidentit të Eurogroup-it Zhan-Klod Xhanker, dhe i ka kërkuar zyrtarisht ndihmë financiare.
Në letër nuk është përfshirë ndonjë shifër, dhe nuk dihet se çfarë vlere kërkon Spanja.
Më herët u raportua se bankave spaniolle do t`iu duhet një pako prej 62 milionë eurove për t`i mbijetuar krizës financiare.
Eurozona më herët ka theksuar se është e përgatitur që të japë deri në 100 miliardë euro për sistemin bankar në Spanjë, që po vuan nga kriza e gjatë ekonomike dhe papunësia prej 25 për qind.