19 Maj 2024

Spanja kërkoi ndihmë nga Evropa për të shpëtuar bankat

Madrid, 7 qershor - Spanja deklaroi sot se po humbet aksesin që nga tregu i kreditit dhe i bëri thirrje partnerëve europianë të ndihmojnë për të shpëtuar bankat e veta, një sinjal alarmi ky që pritet të intensifikojë presionin botëror mbi Europën për të ndihmuar më shpejt e më shumë ekonominë e vet të katërt më të madhe.

Deklarata dramatike e Madritit – ku thuhej se kostoja e huamarrjes për të është bërë e papërballueshme – erdhi ndërsa grupi i shtatë ekonomive më të mëdha të botës zhvilloi bisedime urgjente, por pa rezultat mbi eurozonën.

Frika e investitorëve është se spanjollët do të kapen nga paniku dhe do të sulmojnë bankat për të tërhequr depozitat e tyre.

Duke shtuar presionin mbi 17 vendet anëtare të Eurozonës, Moody’s uli vlerësimin e kreditit për shumë banka gjermane duke cituar rrezikun në rritje nga kriza e borxheve sovrane.

“Primi i rrezikut aktual tregon që Spanja nuk e ka të hapur derën e tregut,” tha ministri i Thesarit i Spanjës Cristobal Montoro. “Primi i rrezikut thotë se ne si shtet kemi një problem kur ne kemi nevojë të rifinancojmë borxhin tonë.”

Ndërsa Spanja është në prag të falimentit, investitorët janë të shqetësuar gjithashtu për zgjedhjet e ardhshme të 17 qershorit në Greqi, të cilat mund të sjellin daljen e Athinës nga Eurozona.

Banka Qëndrore Europiane pritet të dalë me një deklaratë pak më vonë, por nga ajo nuk pritet një zgjidhje e menjëhershme.

Spanja është shteti i disatë që vihet nën presion nga tregjet dhe detyrohet të kërkojë ndihmë ndërkombëtare. Më parë, ndihma financiare ndërkombëtare për shpëtim është përfituar nga Greqia, Irlanda dhe Portugalia.

Spanja është goditur nga borxhet e bankave, të cilat kanë njohur humbje stratosferike si pasojë e flluskës së pronave të patundshme si dhe nga deficitet buxhetore të realizuara nga qeveritë autonome të disa rajoneve.

Një zyrtar i lartë i G7 tha në kushtet e anonimitetit se Gjermania po e shtyn Spanjën të pranojë ndihmë ndërkombëtare për të rikapitalizuar bankat e veta, por Spanja ka refuzuar deri më sot një shenjë kjo që konsiderohet si krenari e tepruar nga udhëheqësit e vendeve të tjera.

Berlini dhe BQE deri më sot nuk kanë pranuar ta ndihmojnë Spanjën për sa kohë Madriti nuk pranon shpëtimin poshtëtues të mbikëqyrur nga ndërkombëtarët. 6 qershor 2012 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)