Spanja ka plan kursimi me vlerë 102 miliard euro
Madrid, 5 gusht - Spanja ka një plan kursime me vlerë 102 miliard euro deri në vitin 2014, një total që përfshin planin e ashpër prej 65 miliardë eurosh të publikuar gjatë korrikut, sipas projekt-buxhetit të paraqitur nga qeveria, premtim që Madridi i kishte bërë partnerëve të tij në eurozonë.
Këto kursime parashikojnë veçanërisht të ardhurat me vlerë 35 miliardë eurosh që do të jenë pasojë e rritjes së TVSH-së duke nisur që nga 1 shtatori, shkurtimeve në sektorin publik, po ashtu edhe në buxhetet rajonale, në sektorët e Shëndetësisë dhe të Arsimit.
Kryeministri spanjoll duke paraqitur buxhetin e shtetit, u përpoq që të mbaj premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore duke thënë: Unë mendoj se nuk do të zvogëlohen pensionet dhe kjo do të jetë hera e fundit që unë do të shkurtojë buxhetin e shtetit.