04 Maj 2024

Spanja ka marrë sot hua 3,56 miliardë euro

Madrid, 17 korrik - Spanja ka marrë sot hua 3,56 miliardë euro për një periudhë 12 deri në 18 muaj duke përfituar kështu nga normat në ulje të interesit, ndërkohë që vendi, i cili do të jetë subjekt i një plani shpëtimi bankar nga Bashkimi Evropian, sapo ka bërë publike një paketë të re masash të shtrëngimit ekonomik prej 65 miliardë eurosh.

Kjo shumë është pak më tepër se objektivi i parashikuar prej 2,5 deri 3,5 miliardësh dhe normat e akorduara janë më të ulëta krahasuar me huanë e njëjtë të marrë më 19 qershor, më saktë rreth 3,918 për qind për një kohë prej 12 muajsh, kundrejt 5,074 për qind dhe 4,242 për qind për 18 muaj, kundrejt 5,107 për qind, të publikuara nga Banka e Spanjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)