Spanja hyn edhe më thellë në recesion
Madrid, 24 prill - Banka e Spanjës njoftoi të hënën se ulja e Prodhimit të Brendshëm Bruto ishte thelluar gjatë tremujorin e parë, me një rënie prej 0,4 për qind në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2011, kur kishte rënë tashmë me 0,3 për qind, çka shënon kthimin e Spanjës në recesion.
\"Sipas informacioneve në dispozicion, ende të paplota, ne njoftojmë se Prodhimi i Brendshëm Bruto është tkurrur në tremujorin e parë, pak më tepër se në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, me një normë interesi tremujore me -0,4 për qind\", shkruan në buletinin mujor të saj ekonomik, Banka Qendrore, parashikimet e së cilës janë konfirmuar në përgjithësi nga shifrat zyrtare.
Këto të fundit do të njihen, në versionin e tyre paraprak, të hënën e ardhshme.
Dy tremujorë rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto nënkuptojnë hyrjen e një vendi në recesion, nga ku Spanja kishte dalë vetëm në fillim të vitit 2010.