20 Nëntor 2024

Spanja do të marrë nga BE-ja 2 miliardë euro

Madrid, 25 qershor - Spanja do të marrë nga BE-ja një shumë prej 1,5-2 miliardë euro për promovimin e punësimit të të rinjve, njoftoi ministrja spanjolle e Punësimit, Fatima Banez, e cila sqaroi se shuma ishte pjesë e një fondi prej 6 miliardësh i miratuar javën e kaluar nga Këshilli Evropian i destinuar edhe për Italinë, Greqinë dhe Portugalinë.

\'\'Tani duhet të mundësojmë marrjen sa më parë të fondeve, që në 2014 dhe 2015, duke qenë se ndihma është parashikuar të nisë fillimisht për periudhën 2014-\'20.\"

\"Spanja ka një nivel papunësie të të rinjve në 56,4 për qind dhe të përgjithshëm në 27,5 për qind, më të lartat në BE, pas Greqisë\'\', theksoi ministrja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)