Spanja do ta ketë ekonomin më të dobët në Eurozonë pas Greqisë
Madrid, 11 tetor - Parashikimit më të fundit të publikuar nga Fondi Ndërkombëtar Monetar flasin për këtë se Spanja vitin e ardhshëm do ta ketë procesin më të dobët ekonomik në mesin e 185 vendeve të botës nga të cilat përgatit raporte ky institucion ndërkombëtar.
Gazeta El Pais e Madridit sot të mërkurën ka shkruar: Pas rënies së madhe ekonomike gjatë këtij viti, tash vetëm Greqia e falimentuar gjendet përpara Spanjës në listën e vendeve që kanë gjendje jo stabile ekonomike dhe financiare.
Në bazë të këtij raporti mësohet se politikat e asketizmit, mungesa e investimit dhe zvogëlimit të të ardhurave përskaj rritjes së madhe të taksave konsiderohen të kenë qenë pengesë e madhe në rrugën e kalimit të ekonomisë të Spanjës gjatë këtij viti.
Fondi Ndërkombëtar Monetar në këtë fushë ka llogaritur se deficiti i buxhetit shtetëror i Spanjës deri në vitin 2017 gjithashtu do të jetë në rënie me 3 %.
Në një gjendje të këtillë Fonti Ndërkombëtar Monetar e ka këshilluar Spanjën që të kërkon ndihmë për shpëtim financiar.