20 Nëntor 2024

Spanja dhe Kina kërkojnë prodhimet "Made in Albania"

Tiranë, 6 korrik - Nga të dhënat e INSTAT, vendin e parë e zënë eksportet drejt tregjeve të Spanjës, duke e kthyer këtë vend në partnerin e dytë tregtar të Shqipërisë. Në periudhën janar-maj eksportet zunë 14% të totalit, nga vetëm 0.1% që ishte kjo peshë për të njëjtën periudhë të vitit 2008.

Ndikim kryesor po japin shitjet e lëndëve djegëse, ku kryeson shitja e naftës bruto nga kompania kanadeze, “Bankers Petroleum”, që u rrit me 94% në 13.6 miliardë lekë për periudhën janar-maj, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2012, duke zënë gati gjysmën e rritjes të totalit të eksporteve shqiptare.

Gjatë tre viteve të fundit, shitjet drejt Spanjës janë rritur me ritme galoponte, duke luajtur një rol kryesor në performancën pozitive të eksporteve shqiptare në total.

Edhe eksportet drejt Kinës u zgjeruan me 168%, ose 4.8 miliardë lekë për të njëjtën periudhë.

Italia mbetet pritësi kryesor i eksporteve shqiptare edhe pse pesha e saj ndaj totalit ka rënë për shkak të ritmit të ulet të tyre. Për periudhën janar-maj drejt tregjeve të Italisë shkuan 48% e eksporteve shqiptare, nga 55% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2012, por me bazë vjetore, rezultojnë me rritje 3.5% , ose 46.7 miliardë lekë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)