05 Maj 2024

Spanja dhe Finlanda bien dakord mbi shkurtimet buxhetore

Madrid - Helsinki, 13 shtator - Qeveria spanjolle po shkon drejt rritjes së taksave për të pasur më shumë të ardhura fiskale dhe për të frenuar spekulimet.

Njëkohësisht Spanja po adopton një takë për mjedisin.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy : " Do të jetë një taksë mjedisore si ato në vendet e tjera të Bashkimin Europian dhe siç rekomandohet nga Komisioni, ne do të japim më shumë detaje mbi të kur të paraqesim buxhetin, dhe nuk do të jetë një taksë mbi fitimet kapitale."

Kryeministri finlandez Jyrki Katainen është në mesin e udhëheqësve europianë që mbështet lëvizjen spanjolle, duke thënë se shkurtimet buxhetore, rritja e taksave dhe reformat strukturore do ta kthejnë vendin përsëri në rrugën e duhur.

Jyrki : "Shkurtimet e më mëtejshme gjatë krizës do të kenë pasoja për rritjen ekonomike, por ato janë edhe mjetet e nevojshme për të krijuar besimin. Reformat strukturore janë të domosdoshme për rritjen dhe besim. E gjithë kjo do të kthejë rritjen ekonomike. Unë jam i bindur se sapo ky moment paniku do të zhduket, rritja ekonomike e Spanjës do të krijojë vende pune dhe për të sjellë investime."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)