20 Nëntor 2024

S&P zhvlerëson Italinë

Romë, 10 korrik - Agjencia e Vlerësimit të Kreditit Standard & Poor's zhvlerësoi borxhin i Italisë nga BBB-plus që ishte më parë në BBB, me këndvështrim negativ.

Zhvlerësimi në klasën e jo-investimeve, ndikoi negativisht edhe në ankandin e zhvilluar të Mërkurën nga Thesari Italian, që pavarësisht se mblodhi 9.5 miliardë euro në bono, diferenca me bonot gjermane u rrit në 285 pikë bazë, ndërsa interesi për bonot 10-vjeçare u rrit në 4.8%.

S&P vlerëson se veprimi i fundit reflekton këndvështrimin për një dobësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike në Itali dhe dëmtimin e mekanizmit të transmetimit monetar”.

Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, ka që qënë një nga ekonomitë më të ngadalta në botë për thuajse një dekadë, për shkak të konkurrueshmërisë së ulët, sistemit të dobët politik dhe për shkak të borxhit public prej më shumë se 130% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

S&P thotë në raport se prodhimi ekonomik ka rënë me 8% që nga tremujori i fundit i vitit 2007, në prag të krizës financiare globale, deri në tremujorin e parë të këtij viti.

Gjithashtu sipas S&P parashikohet që rënia do të thellohet më tej gjatë vitit 2013, me një kontraktim prej 1.9% në linjë me parashikimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Një tjetër problem ekspertët e S&P e shohin në interesat relativisht të larta, që firmat italiane duhet të paguajnë për kreditë. Në përgjithësi borxhi i vendit ka mbetur në një nivel rrezikshëm të lartë. S&P pret që pjesa e borxhit publik në PBB, deri në fund të vitit të mbetet në nivelin 129 për qind.

Me vlerësimin e ri S&P i është afruar gjykimeve të agjencive të tjera të vlerësimit të riskut të kreditimit. Tek Moody's Italia ka gjithashtu një notë vetëm dy shkallë mbi nivelin "pa vlerë". Ndërsa tek Fitch tre shkallë mbi nivelin "pa vlerë".

Kryeministri Enrico Letta dhe qeveria e tij po pregatisin një sërë masash, ndër të tjera edhe lehtësira fiskale, për të stimuluar ekonominë dhe luftuar papunësinë e lartë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)