S&P zhvlerëson borxhin e Shqipërisë
Tiranë, 8 dhjetor - Standard and Poors njoftoi se e ka ulur vlerësimin për borxhin publik të Shqipërisë nga B+ në B, për shkak të rritjes së fortë të detyrimeve të Qeverisë dhe devijimit të tyre nga parashikimet e mëparshme prej 58 për qind në 67 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Sipas gjigantit ndërkombëtar të financave, kjo rritje e borxhit erdhi për shkak të përdorimit elektoral të buxhetit në periudhën para zgjedhjeve dhe njohjes së detyrimeve të prapambetura nga Qeveria e re, të cilat vlerësohen në masën 4 për qind e Prodhimit Kombëtar.