SP uli në "negative" perspektivën e Bankës Evropiane të Investimeve
Bruksel, 18 janar - Agjencia e vlerësimit financiar ''Standard & Poor's'' uli në "negative" perspektivën e Bankës Evropiane të Investimeve, pasi ka ulur vlerësimin për disa vende evropiane si dhe për Fondin Evropian të Ndihmës, FESF.
"Perspektiva negative pasqyron mundësinë e uljes së vlerësimit për BEI-n në 2012 ose në 2013 në rast rritjeje të rrezikut rreth huave të institucionit", bën të ditur S&P në një komunikatë.
Ky vendim vjen veçanërisht nga ulja e vlerësimit të Francës dhe Austrisë, të cilat humbën vlerësimin e tyre maksimal me 3A të premten në mbrëmje.
Përveç kësaj, tre vendeve të vlerësuar me notën më të lartë në zonën euro iu rishikua me rënie perspektiva duke u bërë "negative", pikërisht Holandës, Finlandës dhe Luksemburgut.
"Pas uljes së vlerësimit të Francës dhe Austrisë, kapitali i garantuar nga vendet evropiane që kanë tre A është 96 miliardë euro kundrejt 137 miliardë më parë", thekson ''S&P'' me anë të komunikate.