S&P ul vlerësimin për Turqinë
Ankara, 22 korrik - Agjencia amerikane e vlerësimit "Standards and Poor's" ka ulur kredibilitetin e Turqisë duke zhvlerësuar aftësinë e kthimit të kredive nga "BB+" në "BB".
Në deklaratën e publikuar nga S&P thuhet se grushti i shtetit që ndodhi mbrëmjen e 15 korrikut do të ndikojë vazhdimisht gjendjen e ardhshme politike dhe ekonomike të Turqisë, dhe kjo paqëndrueshmëri do të ndikojë flukset hyrëse të kapitalit të jashtëm.
Lidhur me këtë, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan u shpreh se zhvlerësimi nga S&P ka karakter politik me qëllim pakësimin e investimeve të huaja në Turqi. Ai shtoi se kjo gjë nuk do të ndikojë gjendjen ekonomike të vendit.