22 Dhjetor 2024

S&P ul në 3,6 për qind parashikimin e rritjes globale

New York, 2 prill - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit (rrezikut të investimeve) “Standard & Poor's” (S&P) ka korrigjuar parashikimin e saj për rritjen ekonomike botërore për këtë vit duke e ulur nga 4,2 për qind në 3,6 për qind.

S&P njoftoi në një deklaratë se efektet makroekonomike globale të konfliktit ruso-ukrainas, i cili filloi më 24 shkurt, pas një fillimi "të shëndetshëm" të vitit 2022, "për momentin" duken të moderuara.

Rreziqet janë në kahun e poshtëm, konflikti do të ndikojë tregtinë, çmimet e energjisë dhe mallrave, besimin dhe reagimet e politikës monetare, paralajmëron agjencia.

Në vijim të deklaratës thuhet se parashikimi i rritjes ekonomike botërore për këtë vit është ulur me 0,6 pikë përqindje në 3,6 për qind.

Pritshmërinë e rritjes së ekonomisë amerikane për këtë vit S&P e ka ulur me 0,7 pikë përqindje në 3,2 për qind, ndërsa për ekonominë e Eurozonës parashikimi është ulur në 3,3 për qind me një rënie prej 1,1 pikë përqindje.

Agjencia ka lënë të pandryshuar me 4,9 për qind parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze në 2022.

Sipas raportit të S&P ekonomia ruse pritet të tkurret me 8,5 për qind këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)