S&P: Serish zbret pozicioni fiskal të SHBA-së
New York, 8 gusht - Drejtori menaxhues i agjencisë që vlerëson nivelin e kreditimit, Standard and Poor thotë se shanset që klasifikimi i nivelit të kredisë amerikane të bjerë edhe më tej gjatë gjashtë muajve deri në dy vjetët e ardhshëm është një në tre.
John Chambers tha sot se një ulje e mëtejshme do të ndodh në se pozicioni fiskal i Shteteve të Bashkuara do të përkeqësohej otse nëse debatet politike kthehen në ngërç.
Ai tha se niveli i kreditimit, që agjencia e uli nga AAA në AA+, ka të ngjarë të mos përmirësohet derisa të stabilizohet borxhi kombëtar dhe Uashingtoni të jetë në gjendje të arrijë më shumë konsensus.
Dje, Departamenti amerikan i Thesarit kritikoi vendimin e agjencisë, duke e quajtur atë të gabuar.