S&P ruan nivelin e vlerësimit të rrezikut për Shqipërinë
Prishtinë, 18 prill - Agjencia e vlerësimit financiar, Standard & Poors (S&P), ka mbajtur në të njëjtin nivel vlerësimi rrezikun për Shqipërinë, duke parashikuar se me reformat financiare të ndërmarra vendi do të ulë me 2 për qind nivelin e borxhit në krahasim me PBB-në.
Parashikojmë që tkurrja vjetore e borxhit të qeverisë shqiptare në dy vitet e ardhshme të jetë në 2 për qind, thuhet në raportin vjetor të agjencisë.
S&P nuk ndryshon parashikimin e mëparshëm sa i përket rritjes ekonomike për këtë vit. Agjencia parashikon se për përiudhën 2015-2017 ekonomia shqiptare do të rritet me 3,9 përqind, ndërkohë që borxhi publik do të zbresë nën nivelin 60 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në 2018-n.
Sipas \"S&P\", borxhi i përgjithshëm i qeverisë u rrit ndjeshëm pas njohjes së shumave të papaguara, duke përfaqësuar 5,3% të PBB-së në vitin 2013.
Në raport thuhet se gjatë këtij viti pritet një performancë pozitive në konsolidimin e politikave fiskale dhe reduktimin e borxhit, një kërkesë kjo edhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Pozitive vlerësohet edhe mosndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në normën e interesit, që shihet nga S&P si shenjë e gjallërimit të ekonomisë.
Por në raportin e \"S&P\" thuhet gjthashtu se një sundim i dobët i ligjit dhe korrupsioni i përhapur vazhdojnë të peshojnë mbi biznesin.
Ne mendojmë se Shqipëria është e angazhuar për reforma të mëtejshme strukturore, veçanërisht në sistemin e saj ligjor\", nënvizon agjencia.