20 Nëntor 2024

S&P ruan klasifikimin e kredive afatgjata të SHBA-së

Washington, 12 qershor - Kompania ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poors deklaroi ruajtjen e klasifikimit "AA+" për kreditë sovrane afatgjata të ShBA-së, duke e ngritur parashikimin e vet për këto kredi nga "negativ" në "të qëndrueshëm".

Në raportin e publikuar të hënën nga kjo kompani thuhet se klasifikimi i tanishëm pasqyron kryesisht forcën e ekonomisë dhe gjendjen e mirë të sistemit monetar në ShBA, si edhe statusin e dollarit si monedhë kryesore e rezervës botërore.

Sipas raportit, ekonomia amerikane është shumë e diversifikuar dhe e orientuar nga tregu, si edhe ka një strukturë përshtatëse dhe elastike, gjë që ka siguruar një cilësi të mirë të kredive sovrane të ShBA-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)