17 Nëntor 2024

SP rrit vlerësimin për Shqipërinë, nga B në B+

Tiranë, 12 tetor - Agjencia prestigjioze e vlerësimit me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Standard & Poor’s” (SP), ka rritur vlerësimin për Shqipërinë nga B në B+.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar sot, nëpërmjet një postimi në rrjetin social në “Facebook”, se vlerësimi i ri i \"Standard & Poor\'s\" për Shqipërinë ka kaluar nga B në B+.

Ky vlerësim, shton Kryeministri Rama, vjen pasi qeveria e kaloi ekonominë shqiptare nga negative në të qëndrueshme.

“Një lajm shumë i mirë miq! Pasi e kaluam ekonominë nga negative në të qëndrueshme, vlerësimi i ri i Standard & Poor\'s për Shqiperinë: Nga B në B+”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.

Një koment rreth këtij zhvillimi pozitiv për Shqipërinë ka bërë në \"Facebook\" edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

“Siç e kishim paralajmëruar që në shkurt të këtij viti, Standard and Poor’s ka vlerësuar sërish punën e qeverisë në rrugën e reformave dhe performancën ekonomike, bazuar mbi rritje të qëndrueshme. Rishikimi i pritshmërive nga SP duke e çuar në ‘pozitive’ nga ‘stabël’ tregon se jemi në drejtimin e duhur!”, shkruan ministri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)