15 Nëntor 2024

S&P rrit vlerësimin për Shqipërinë

Tiranë, 6 shkurt - Agjensia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor’s ka rritur shkallën e vlerësimit të saj për Shqipërinë duke e çuar nga “BB” në “B+” si pasojë e pritshmërive të saj se “performanca fiskale do të jetë e shëndoshë gjatë 12 muajve të ardhshëm dhe se programi me FMN-në do ta nxjerrë Shqipërinë nga rreziqet e jashtme potenciale”

“Ne besojme se defiçiti fiskal i Shqipërisë është në trajektoren rënëse dhe kjo do të cojë në një ulje graduale të borxhit të qeverisë për katër vitet e ardhshme”, vlerëson S&P, ndërsa vëren se “pavarësisht ecurisë së dobët të të ardhurave në 2015, defiçiti fiskal në një nivel të vlerësuar prej 3.8% të PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto i ka tejkaluar pritshmëritë tona (4,6 të PBB), për shkak të shpenzimeve më të ulëta, veçanërisht për investime.

Për të përmirësuar performancën fiskale, qeveria po forcon institucionet fiskale dhe administrimin e sektorit financiar publik. Përpjekjet në sektorin e energjisë kanë qenë veçanërisht të suksesshme në rritjen e të ardhurave, duke çliruar burimet për buxhetin e qeverisë ”, thuhet në raport. S&P pret gjithashtu që borxhi publik të zbresë nga mbi 70 për qind e PBB, në 2015-ën, në rreth 60 për qind në vitin 2019.

Sipas Agjencisë së njohur “mbledhja e taksave në Shqipëri është e sfiduar nga evazioni dhe mangësitë administrative”.

Gjatë vitit 2015, zëri i të ardhurave nga tatimet dhe doganat shënoi një gropë të madhe në buxhet, pavarësisht rishikimit në ulje që qeveria i bëri parashikimeve të saj në mesin e vitit të shkuar. S&P vëren se të ardhurat në Shqipëri janë “në nivelin e 26% të PBB-së, shumë më të ulëta se në Mal të Zi (40%). Prandaj – thekson raporti - ne besojmë se masat për të përmirësuar mbledhjen e taksave do të ndihmojnë një përmirësim në financat e qeverisë, edhe pse gradualisht”.

Për katër vitet e ardhshme S&P pret që “ekonomia e Shqipërisë të rritet me një mesatare vjetore prej rreth 4% në periudhën 2016-2019, ku kontribut parësor do të ketë kërkesa e brendshme, ndryshe ngat me vitet e fundit, kur eksportet neto ishin motori kryesor i rritjes”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)