S&P konfirmoi vlerësimin afatgjatë të Gjermanisë
Berlin, 13 korrik - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimeve Standard & Poors konfirmoi rejtingun afatgjatë të kreditimit të Gjermanisë në nivelin më të lartë - AAA me një prognozë të qëndrueshme.
Ekonomia gjermane ka demonstruar aftësinë për t\'u bërë ballë goditjeve të forta ekonomike dhe financiare, vihet në dukje në një njoftimi për shtyp të Agjencisë S&P.