Sot shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë
Prishtinë, 29 qershor - Sot pritet që të publikohen rezultatet e para preliminare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave i kryer në 34 komuna ku është mbajt regjistrimi, bëri të ditur Enti i Statistikave të Kosovës.
Por, këtyre rezultateve do ti mungon numri i saktë i banorëve serb, që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, pasi që ata kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në këtë proces.
Shpallja përfundimtare e rezultateve për numrin e banorëve në Kosovës duhet të bëhet në qershor të vitit të ardhshëm.
Ministri Jagxhillar e quan të suksesshëm procesin e regjistrimit të popullsisë. Sa i përket procesit, unë e konsideroj të suksesshëm. Sa i përket rrethanave edhe objektivave reale në pjesën veriore, ne në bisedime edhe me UNOPS-in edhe me Komisionin Evropian , nuk kemi gjetur situata për regjistrimin e popullsisë\".
Por, ne kemi vlerësime për pjesën veriore. Sigurisht që më vonë do ti plotësojmë të gjitha të dhënat dhe do të jetë një informatë e kompletuar për gjithë territorin e Kosovës deklaron Jagxhillar.
Ai thotë se nuk do të ketë regjistrim të popullsisë në pjesën veriore të Kosovës, pasi do të përdoret metoda e vlerësimit, për të kuptuar se sa është numri i saktë i banorëve në atë pjesë.