Sot shënohet dita e Odave Ekonomike të vendeve të CEFTA-s
Prishtinë, 20 mars - Nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës sot në Hotel Sirius në Prishtinë, duke filluar nga ora 9:45 mbahet "Dita e Odave Ekonomike të vendeve të CEFTA-s".
Qëllimi i kësaj konference është që t`i ofrojë mundësi komunitetit të biznesit të vendeve të CEFTA-s të flasin në një vend për problemet e tyre të përbashkëta dhe së bashku si Oda Ekonomike dhe komunitet i biznesit, t`u sugjerojmë zgjidhje qeverive tona respektive.
Po ashtu, do të jetë mundësi shumë e mirë për njerëzit e biznesit që të mësojnë dhe të jenë më të informuar nga përvojat e të tjerëve, për të krijuar kontakte të reja mes partnerëve ekzistues dhe atyre potencial, të gjenerojnë ide të reja dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin për të zhvilluar aktivitetet e tyre në nivel rajonal.