Sot përfundon regjistrimi i popullsisë
Prishtinë, 15 prill - Sot përfundon afati i rregullt i regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Shifrat përfundimtare do të publikohen në ditët në vazhdim.
Gjatë ditës komisioni shtetëror do të dalë me një analizë të përgjithshme për rrjedhën e procesit të regjistrimit që prej një prillit.
Në kryeqytet deri me 12 prill janë regjistruar rreth 200 mijë banorë, kanë konfirmuar zyrtarët e komisionit komunal për regjistrim.
Ata iu kanë bërë thirrje të gjithë banorëve të Prishtinës të cilët nuk janë regjistruar të shkojnë të regjistrohen në ndërtesën e Kuvendit Komunal, ku edhe janë hapur zyre të veçanta për regjistrim. Këto zyre do të jenë të hapura deri në orën 20.