15 Maj 2024

Sot nis samiti i BE-së, fokusohet tek rritja ekonomike e punësimi

Bruksel, 30 janar - Udhëheqësit europianë pritet që të fokusohen tek nxitja e rritjes ekonomike, konkurrueshmëria dhe krijimi i vendeve të reja të punës, gjatë samitit që do të zhvillohet sot.

Kjo u bë e ditur nga presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy.

Në ftesën drejtuar udhëheqësve europianë, Van Rompuy thotë se duke pasur parasysh situatën aktuale ekonomike, duhet të vazhdojnë përpjekjet për të garantuar stabilitet financiar dhe konsolidim fiskal.

Në të njëjtën kohë ai bën thirrje për më shumë vëmendje për rritjen ekonomike dhe punësimin.

Një samit tjetër në muajin mars pritet që të japë udhëzimet e duhura për vendet anëtare të BE-së për politikat ekonomike dhe të punësimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)