Sot nis fushata për zbatimin e Ligjit për siguri në punë
Prishtinë, 3 qershor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq sot do të bëjë publike fillimin e fushatës senzibilizuese për zbatimin e Ligjit për siguri në punë dhe shëndetin në punë.
Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Oda Ekonomike Amerikane (OEA) dhe partnerë tjerë socialë me koordinimin dhe bashkëpunimin e të cilëve edhe do të realizohet kjo fushatë.