03 Maj 2024

Sot nis forumi i 3-të i biznesit të rajonit në Sarajevë

Sarajevë, 16 maj - Konferenca me pjesëmarrjen më të madhe të rajonit do të zhvillohet nga sot deri me 18 maj.

Në këtë forum do të marrin pjesë 600 titullarë shtetërore dhe biznesmenë nga 30 vende.

Organizatori i Forumit të Biznesit të Sarajevës, Amer Bukviç, tha: “Ashtu siç e ka thënë edhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, ‘Arritëm të bëhemi Davosi i Ballkanit”.

Në forumin e sivjetmë investitorëve do t’u prezantojmë 137 projekte dhe kemi përgatitur edhe një libër që përmban këto projekte, tha Amer Bukviç në një reportazh me korrespondentin e agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadolu Azhans (AA).

Bukviç u shpreh se synimi i organizimit të këtij forumi nuk është për të thithur investimeve vetëm për Sarajevën, por për Bosnjë-Hercegovinën dhe Ballkanin në tërësi.

Ne bashkëpunojmë edhe me institucione të rëndësishme mediatike si agjencia e turke e lajmeve Anadollu Azhans, Al Xhezira dhe TRT dhe ndjejmë një kënaqësi të madhe nga ky bashkëpunim, shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)