Sot në Stamboll fillon samiti botëror i Investimeve
Stamboll, 14 tetor - Me pjesëmarrjen e më shumë se 100 agjenci për nxitjen e investimeve dhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare sot do të organizohet në Stamboll Samiti Botëror i Investimeve.
Sot do të organizohet në Stamboll Samiti Botëror i Investimeve me pjesëmarrjen e kryetarëve të më shumë se 100 agjencive investuese.
Në konferencën e Stambollit do të marrin pjesë edhe drejtues të nivelit të lartë të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare siç janë Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Banka Islamike për Zhvillim (IDB), Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Në këtë aktivitet do të firmosen edhe marrëveshje të rëndësishme.
Ecuria e investimeve të drejtpërdrejta në botë do të jetë përcaktues në aspektin e strategjive që do të ndjekin institucionet përgjegjëse për stimulimin e investimeve.