14 Maj 2024

Sot mbahet takimi i parë i KKZHE-së

Prishtinë, 23 prill - Sot (e hënë) mbahet takimi i parë i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku përveç zyrtarëve të lartë qeveritarë do të marrin pjesë edhe asociacionet e biznesit.

Si zyrtarët qeveritarë ashtu edhe përfaqësuesit e bizneseve presin bashkëpunim dhe konstruktivitet.

Në takim pritet të bëhet prezantimi i planit për zhvillimin ekonomik, i ashtuquajturi plani Banjsko, i miratuar vitin e kaluar nga qeveria, por i cili mund të plotësohet. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj thotë se duan që plani të mos jetë vetëm i qeverisë por i të gjithëve.

“Ky program zhvillimor ekonomik nuk do të jetë program vetëm i qeverisë por i të gjithë akterëve që do të jenë pjesë e këtij procesi plotësisht. Pra nuk do të ketë ndarje sepse mendojmë që akterët kryesorë të zhvillimit ekonomik janë ndërmarrjet. Qeveria është për me kriju hapësirë, për me kriju ligje, por biznesi të bëhet nga ana e ndërmarrjeve dhe rritja ekonomike të jetë bazë në sektorin privat, jo në sektorin publik”.

Në Këshill janë të ftuar edhe Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane dhe Aleanca Kosovare e Biznesit. Kryetari i Aleancës, Agim Shahini, prêt që nga Këshilli të dalin plane të mira për zhvillim ekonomik.

“Tash po fillon një punë e mbarë shpresoj që të merren konkludime, mendime sugjerime nga të gjithë akterët apo grupet e interesit në mënyrë që ne të kemi një zhvillim më të përshpejtuar të ekonomisë kosovare”.

Takimi i parë i Këshillit mbahet të hënën, kurse do të kryesohet nga zëvendëskryeministrja, Mimoza Kusari Lila. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)