16 Nëntor 2024

Sot mbahet forumi më i madh ekonomik kosovaro austriak

Prishtinë, 28 tetor - Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer së bashku me përfaqësuesit e 25 top bizneseve nga Austria  sot dhe nesër do të qëndroj në Prishtië dhe përveç takimeve ne nivelin politik do te merr pjese edhe ne takimet e komunitetit të biznesit nga Austria dhe Kosova.

Në realizimin e kësaj pjese të vizitës kontribut te çmueshëm ka dhënë edhe Oda Ekonomike e Kosovës si partnere e respektuar e Odes Federale Ekonomike te Austrisë dhe Zyrës Tregtare pranë Ambasadës se Austrisë në Kosovë.

Në kuadër të vizitës se presidentit Fischer sot në Prishtinë prej orës 14-17.00  do të mbahet B2B takimi në mes firmave Austriake dhe atyre Kosovare.

Nderkaq nesër mbahet Forumi me i madhe ekonomik i dy vendeve ne te cilin marrin pjese edhe presidentet e dy vendeve Atifete Jahjaga dhe Heinz Fischer, ministrat e financave dhe tregtisë e industrisë të Kosovës dhe kryetaret e Odave Ekonomike te Kosovës dhe Austrisë.

Ndryshe duhet theksuar se Republika e Austrisë ka dhënë  përkrahje dhe ndihme konkrete Republikës se Kosovës ne te gjitha etapat e zhvillimit te vendit, si ne periudhën e shtet ndërtimit ashtu edhe ne lëmine ekonomike dhe ne atë te arsimit.

Ndryshe OEK-u ka bashkëpunimin shume te mire me Ambasadën e Austrisë ne Prishtine dhe Zyrën Tregtare të kësaj Ambasade dhe kanë bashkëpunim konkret ne rritjen e konkurenshmërisë së ndërmarrjeve kosovare, ne aftësimin profesional dhe ne lëmit tjera.

E veçanta e këtij Forumi shumë të rëndësishëm ekonomik është edhe fakti se po ndodh një ditë pas nënshkrimit të MSA-së si marrëveshje e parë kontraktuale në mes të Kosovës dhe UE-së dhe forumi është edhe në dëshmi e përkrahjes së pa rezervë të Austrisë proceseve integrative dhe ekonomike të Kosovës

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)