Sot mbahet forumi ekonomik Kosovë - Greqi
Prishtinë, 7 mars - Me iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë si dhe nën koordinimin e Odës Ekonomike të Kosovës sot do të organizohet "Forumi Ekonomik Kosovë - Greqi".
Gjatë forumit do të mbahen takimet Β2B, nё sektoret e ndёrtimatrisё, turizmit, agro-biznesit, pёrpunimit tё ushqimit, pёrpunimit tё metaleve, pёrpunimit tё drurit, teknologjisё informative, shёndetёsisё, sektorit farmaceutik dhe energjisё.