30 Prill 2024

Sot hapet Parku i Biznesit në Drenas

Prishtinë, 15 dhjetor - Agjencia për Mbështetjen  e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë sot do të bëjë hapjen zyrtare të Parkut të Biznesit në Drenas.

Parku i Biznesit në Drenas shtrihet në kilometrin e 22-të përgjatë magjistrales Prishtinë – Pejë, në fshatin Koreticë e Epërme të Komunës se Drenas-it. Parku ka një sipërfaqe prej 24 hektarësh dhe do të jetë pjesë e një Zone të ardhshme industriale, me mbi 130 ha.

Tanimë janë nënshkruar kontratat me përfituesit e Bizneseve nga Faza e dytë e aplikimit dhe është në përfundim dhe faza e tretë.

Parku i Biznesit në Drenas në kapacitetet e veta ka edhe një numër të ngastrave të lira dhe për këtë qëllim Agjencia për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, shpallë konkurs publik për kompanitë vendore dhe ato të huaja të cilat janë të  interesuara të vendosen në këtë park.

Parku  ofron një vend ideal me infrastrukturë të kompletuar dhe shërbime kualitative.

Parcelat të cilat iu ndahen këtyre bizneseve janë të hapësirës 1000 m2, 3000 m2 dhe 6000 m2. Projekti është iniciuar nga Ministra e Tregtisë dhe Industrisë dhe është një investim i përbashkët në mes të MTI-së dhe Kuvendit Komunal të Drenasit.

Komuna e Drenasit ka ofruar parcelën tokësore të lartpërmendur për këtë projekt, ndërsa MTI që nga viti 2005 është duke investuar në ngritjen e infrastrukturës së këtij parku, ku përfshihen projektet infrastrukturore si: rrugët, trotuaret, kanalizimi fekale dhe atmosferike, instalimi i rrymës elektrike, ujit, telefonit, nxehjes, gazit, etj.

Vetëm në vitin 2005 investimet ishin afro 650 mijë euro, ndërsa në vitin 2006 investimet ishin mbi 1 milionë euro. Në vitin 2007 ishin mbi 1 milionë e 300 mijë, në vitin 2008 mbi 1 milionë e 800 mijë dhe në vitin 2009 investimet ishin afro 550 mijë euro. Kjo do të thotë se totali është 5 milionë 504 mijë e 192 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)