16 Nëntor 2024

Sot hapet Panairi i Punës

Prishtinë, 9 qershor - Për dy ditë me radhë, Prishtina do të jetë nikoqire e edicionit të dymbëdhjetë të Panairit të Punës, i cili organizohet nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në partneritet me kompaninë rekrutuese The Headhunter dhe përkrahje të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Panairi hapet zyrtarisht në ora 10.00 nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Në një tendë në hapësirë të hapur në kampusin e Universitetit të Prishtinës, përballë Bibliotekës Kombëtare Pjetër Bogdani, të rinjtë dhe punëkërkuesit e tjerë do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të ardhshme të interesohen për mundësitë e punësimit dhe të punës praktike me disa prej kompanive më të mëdha dhe më serioze në vend.

Tema e edicionit të këtij Panairi do të jetë përkrahja e diversitetit në vend të punës, ndërsa në kuadër të Panairit me fillim nga ora 11.00 do të mbahet edhe një konferencë me titullin Përgatitja dhe Diversitetit në Punësim, ku anëtar të panelit do të jenë Ministri i Punës Arban Abrashi, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka, Kryesuesja e Komitetit të Burimeve Njerëzore të Odës Amerikane Arta Celina, Shefi Ekzekutiv i Kompanisë The Headhunter Elton Ilirjani dhe Kryesuesi i Komitetit të Edukimit të Odës Amerikane Alejtin Berisha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)