Sot hapet kompania italiane Key One
Prishtinë, 29 korrik - Sot zhvillohet ceremonia e hapjes solemne të Kompanisë Key One nga Italia e cila do të merret me prodhimin e çantave dhe pajisjeve nga galanteria e lehtë për brendet e njohura ndërkombëtare.
Në ketë hapje solemne do të marrë pjesë Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Mimoza Kusari Lila, Ambasadori i Republikës së Italisë ne Kosovë Zt. Michael Louis Giffoni, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare dhe organizata biznesore.
Hapja solemne e kompanisë Key One do të bëhet në Gjakovë, sot në orën 11:00, në dalje të Gjakovës, magjistralja Gjakovë Prizren.