28 Prill 2025

Sot hapen Panairi i Edukimit dhe Panairi i Turizmit

Prishtinë, 17 prill - Në organizm të CEO - Congress & Event Organization, nga 17 deri më 19 prill në Pallatin e Rinisë në Prishtinë organizohen edicioni i shtatë i Panairit të Edukimit si dhe edicioni i dhjetë i Panairit ndërkombëtar të Turizmit, Udhëtimeve dhe Gastronomisë.

Panairi i Edukimit edhe këtë vit do të vazhdojë të luaj rol të veçant në promovimin e mundësive për arsim në degë të shumta, universitete dhe vende të ndryshme, duke përfshirë ciklin a lartë të arsimit të mesëm, atë të studimeve universitare dhe pasuniversitare.

CEO si organizator i këtij panairi ka krijuar një bashkëpunim të mirë me të gjitha segmentet relevante të fushës, përfshirë shkollat e mesme, universitetet dhe kolegjet nga vendi, rajoni dhe Evropa në mënyrë që ky panair të prezantojë oferta të pasura studimore të cilat u pergjigjen interesave të studentëve kosovarë nga fusha atraktive studimore si dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës. 

Përveç universiteteve dhe kolegjeve nga Kosova, ofertat e tyre studimore do t’i shpalosin edhe shumë universitete ndërkombëtare nga vendet si: Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Finlanda, Sllovenia, Turqia, Zvicrra etj., duke e mbajtur mjaft të lartë interesimin e studentëve dhe nxënësve të shumtë që do ta vizitojnë panairin.

Përveç ofertave për studime, nxënësit dhe studentët do të njihen edhe me mundësitë e përfitimit të bursave nga institucionet e ndryshme edukative pjesëmarrëse.

Partner mbështetës të panairit të Edukimit janë: Agjencia e Akreditimit e Kosovës si dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen edhe shumë aktivitete përcjellëse, si konferenca dhe prezantime nga pjesëmarrësit.

Edhe Panairi i Turizmit, Udhëtimeve dhe Gastronomisë është një organizim tradicional i cili këtë vit shënon edicionin e dhjetë jubilar si ngjarja kryesore për promovimin e turizmit në vend dhe rajon, duke mbledhur në gjirin e vet përfaqësuesit kryesor të fushës nga sektori privat si dhe ai publik.

Gjatë 3 ditëve sa zgjat panairi, në stendat e ekspozueve do të bëhet promovimi i ofertave më të reja për sezonën verore 2013 dhe poashtu edhe oferta të larmishme të turizmit dimëror për sezonin 2013-2014 të sjellura nga ekspozuesit pjesëmarrës.

Ofertat përfshijnë një spektër të gjerë gjeografik të vendeve për pushime, duke nisur nga oferta ende modeste Kosovare por me një tendencë gjithnjë e në rritje, për të vazhduar me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Turqinë si dhe deri tek ofertat ekskluzive nga vendet e Evropës dhe Azisë.

Përveç aranzhmaneve për pushime, në panair ekspozohen edhe shërbime tjera nga fusha e turizmit, gastronomisë dhe udhëtimeve, si oferta për fluturime me aeroplanë, autobusë dhe ato të linjave detare.

Edhe në këtë edicion, një nga hapësirat qendrore në panair e zë stenda me ofertën nga Republika e  Shqipërisë ku shoqërues të ekspozuesve të shumtë privat dhe publik do të jenë edhe një delegacion i gjerë i zyrtarëve nga Ministria e Turizmit e Shqipërisë bashkë me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, si dhe udhëheqës të komunave me potencial turistik nga Shqipëria.

Poashtu në panair do të bëhet lansimi zyrtar i ofertës verore 2013 të Komunës së Ulqinit e cila prezantohet në panair me një nivel të lartë organizimi, me objektiv për të mbajtur në nivel sa më të lartë interesimin e turistëve nga Kosova në këtë destinacion tradicional.

Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen aktivitete përcjellëse, si konferenca dhe prezantime nga pjesëmarrësit.

Panairet do të jenë të hapur për vizitorë nga 17-19 prill, çdo ditë nga ora 10.00 deri në 18.00.

Hyrja për të gjithë do të jetë falas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)