Sot fillon zbatimi i Pakos së re Fiskale
Prishtinë, 1 shtator - Ministri i Financave, ka njoftuar se duke filluar nga sot të gjitha produktet esenciale do ta kenë një masë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në 8 %, nga 16 % sa ishte më parë.
Ministri i Financave ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i cili që nga sot është në fuqi.
Udhëzimi Administrativ nr. 03/2015 për TVSH, përveç sqarimeve të tjera përfshinë edhe shtojcën nr. 1, e cila përmban artikujt që do të tatohen me normën e reduktuar prej 8%.
Të gjithë tatimpaguesit të cilët janë deklarues të TVSh-së, nga sot, më 01 Shtator 2015, duhet të aplikojnë normën 8% dhe 18%, varësisht nga furnizimi i mallit apo shërbimit.
Ministria e Financave inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t\'i përgjigjen detyrimeve tatimore të parapara me Ligjet e reja Tatimore, në mënyrë që të mos ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor.
Fillimi i zbatimi të Pakos së re Fiskale, fillon me:
Ligji nr. 05/L-037 Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
Ligji nr. 05/L-028 Për Tatimin në të Ardhura Personale, dhe
Ligji nr. 05/L-029 Për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.