Sot fillon samiti kundër urisë dhe varfërisë
New York, 20 shtator - Në samitin treditor në New York i cili fillon sot, presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare të OKB do të bëjnë një bilanc të përkohshëm të rezultateve në luftën kundër varfërisë dhe urisë.
Para dhjetë vitesh ata kanë rëndë dakord ndër tjerash që varfëria ekstreme të përgjysmohet deri në vitin 2015.
Edhe numri i atyre që vuajnë nga uria, krahasuar me vitin 1990 duhet të përgjysmohet, ndërkohë që duhet të zvoglohet dukshëm edhe përqindja e vdekjeve të nënave dhe fëmijëve.
Kushtet e arsimit duhet të përmirësohen për të gjithë.
Organizatat joqeveritare janë ankuar se shtetet e industrializuara ende nuk kanë ofruar ndihmën e premtuar.
Në këtë konferencë priten më shumë se 100 presidentë dhe kryeministra.
Ndër ta është edhe kancelarja Angela Merkelm, e cila ka udhëtuar dje për në New York.