Sot fillon procesi i rregullt vjetor i deklarimit të pasurisë
Sipas Ligjit në fjalë deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars.
Zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor.
Plotësim ndryshimi i ligjit ka paraparë edhe disa pozita të reja që ma herët këta zyrtar nuk kanë pasur për obligim të deklarojnë pasurin, këta zyrtar të lartë publik duhet të deklarojnë pasurinë sipas kësaj kërkese.
Për të shkarkuar Formularët për deklarimin e pasurisë, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së, www.akk-ks.org.
Mosrespektimi i ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228 për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do ushtroj kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal.