Sot fillon Java Ndërkombëtare e Parasë
Prishtinë, 27 mars - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Muzeu i Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës, me rastin e fillimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë do të organizojnë hapjen e kësaj jave që do të mbahet në Muzeun e Kosovës nga sot deri me 2 prill.
Qëllimi i shënimit të kësaj jave është të nxisë ndërgjegjësim më të gjerë dhe të kuptuarit mbi nevojën për arsimim më të mirë financiar dhe përmirësimin e edukimit financiar.
Kemi kënaqësinë të ftojmë një përfaqësues nga institucioni juaj, përgjegjës të kësaj fushe, që të marrin pjesë në këtë organizim. Bashkëngjitur gjeni agjendën e ngjarjes.