18 Nëntor 2024

Sot Dita Botërore e Ujërave

Prishtinë, 22 mars - ​Sot shënohet Dita Botërore e Ujit, ku me këtë ditë të rëndësishme Kosova po ballafaqohet me mungësë të madhe të ujit, dhe mundësit për t’i përmbushur nevojat kryesore të njeriut janë të pamundura.

Kriza e ujit po vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për popullësine kosovare, të cilët po përjetojnë kohë të vështira, në pamundësi për të pasur ujë të mjaftueshëm.

Dita botërore e ujërave shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992. Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet dhe sita ditës kjo ditë fillon të ketë rëndësi gjithnjë e më të madhe.

Me shënimin e kësaj dite OKB-ja ka për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shum vise të botës. Gjithashtu nga viti 2005 deri 2015 shënohet decenia e ujërave. Kështu shënimi i kësaj dite ka rëndësi më të madh gjatë këtyre viteve

Uji është një ndër burimet më të rëndësishme në Tokë. Dita Botërore e. Është themeluar me rezolutën e Kombeve të Bashkuara në vitin 1992. Dita e parë Botërore e Ujit është shënuar me 22.03.1993. Kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit për pirje dhe me qëllim të apelimit të të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit për pirje.

Për çdo vit në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pirje siç janë: Uji për qytete, Kualiteti i Ujit, Ujrat Ndërkufitare, Uji dhe Kultura etj. Po afrohet koha kur kërkesa për ujë do ta tejkalojë furnizimin. Kjo do të rezultojë në ndaljen e zhvillimit, fillimin e luftës për ujë dhe mundësinë e luftës ndërshtetërore. Numri i popullsisë botërore po rritet shpejt, kërkesa për ujë edhe më shpejt, kurse sasia e saj nuk ndryshon.

Deri në vitin 2025 dy të tretat e popullsisë botërore do të jenë të goditura me kërkesë të madhe për ujë. Ekspertët vlerësojnë që rreth 1,1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë për pirje, kurse 2,5 miliard njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-shëndetësore. Gjashtë mijë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç për çdo ditë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur, kurse më shumë se pesë milion njerëz në vit, e cila është dhjetë herë më shumë se numri i atyre të vrarë në të gjitha luftërat vjetore në botë.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë mjaft të errëta. Në raportin e tyre theksohet se burimet e ujit do të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve të klimës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)