15 Nëntor 2024

Sot bllokohet qarkullimi i automjeteve për në Gërmi i ndaluar

Prishtinë, 1 maj - Komuna e Prishtinës i ka njoftuar të gjithë qytetarët, se me rastin e Festës së 1 Majit do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të NKP “Trafiku Urban”, linja nr. 4, automjeteve të policisë, të KFOR-it, të EULEX-it, të ndërmarrjes.

\"Hortikultura” dhe automjeteve emergjente në drejtim të Parkut të Gërmisë. Sipas njoftimit të kësaj komune, linja nr. 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali. “Pika e fundit për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: ‘Normale’, ‘Sofalia’, ‘Taukbahçe’ dhe restoranteve ‘Vila Gërmia’, ‘Freskia’ dhe ‘Lira’ do të jetë: kryqëzimi i rrugëve: ‘1 Tetori’, ‘Nazim Gafurri’ dhe ‘Ymer Lutfi Paqarizi’ , kryqëzimi i rrugëve: ‘Nazim Gafurri’, ‘Xhavit Ahmeti’ dhe ‘Dr. Lec Gradica’ dhe kryqëzimi i rrugëve: ‘Dr. Shpëtim Robaj’ me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Transporti publik i qytetarëve për në Parkun e Gërmisë, deri te pishina, sipas kësaj komune, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të NPK “Trafiku Urban”, linja nr. 4. “Inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit, për datat e cekura, do t’i parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që ta bëjnë shitjen - shërbimin ndaj qytetarëve, organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara”, është thënë në këtë njoftim.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)