28 Prill 2025

Sos Fshatrat e Fëmijëve përfitojnë donacion edhe 7000 euro

Prishtinë, 30 prill - Coca-Cola Hellenic Kosovë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe Rrjetin CSR Kosovë, sot organizuan "Ditën e Vullnetit të Mirë", në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë.

Partnerët e projektit prezantuan SOS Qendrën me donacione mbi 7000 euro, të mbledhura gjatë dhjetë ditëve si dhe organizuan një ditë zbavitëse për fëmijët me vullnetarë nga kompanitë e tyre dhe me argëtim nga Fatmir Spahiu dhe Astrit Kabashi.

Në fjalën e hapjes, përfaqësuesi i Coca-Cola Hellenic, Kreshnik Sinani, falënderoi Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, dhe Rrjetin CSR, që e kanë bërë këtë projekt një sukses, dhe njoftoi se mbi 7000 euro u mblodhën nëpërmjet përpjekjes së përbashkët për mbledhjen e fondeve.

Kompanitë që kontribuan janë Coca-Cola Hellenic Kosovë, fabrika për prodhimin e çimentos SharrCem, dhe Raiffeisen Bank Kosovë, duke kontribuar kështu mbi 7000 euro.

"Coca-Cola Hellenic ka një traditë të gjatë të angazhimit në bashkësinë locale dhe mbështetjen e shkaqeve humanitare si përparësi kryesore. Ne gjithashtu kemi nxitur frymën e vullnetarizmit dhe sot vullnetarët tanë janë mbledhur për t’iu treguar fëmijëve që ne kujdesemi, dhe për t'iu dhënë atyre një ditë argëtuese me të qeshura dhe lojëra të shumta," tha Sinani.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Lindita Daija, nga Rrjeti CSR Kosovë falënderuan Coca-Cola Hellenic Kosovë për iniciimin e këtij projektit që i ka bashkuar të gjithë përmes fondeve dhe vullnetarizmit.

"Dita e Vullnetit të Mirë nuk është vetëm kontribut shumë i nevojshëm financiar për fëmijët pa kujdes prindëror, por gjithashtu është edhe inkurajim i integrimit të tyre në shoqëri përmes kontaktit të drejtpërdrejtë dhe aktiviteteve kreative," tha Zeka.

"Ne do të organizojmë edhe shumë ditë të tjera si kjo në të ardhmen, për të siguruar se fëmijët e kanë kujdesin dhe ushqimin e duhur", tha Daija.

Drejtori Kombëtar i SOS Fshatrave të Fëmijëve, Nezahat Ramadani Salihu, tha: "Unë do të doja të falënderoja Coca-Cola Hellenic, fabrikën për prodhimin e çimentos SharrCem, dhe Raiffeisen Bank që na kanë ndihmuar të sigurojmë një të ardhme më të mire për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për mbështetjen tonë."

"Unë do të doja të falënderoja Coca-Cola Hellenic dhe partnerët e tyre për organizimin e këtij projekti, i cili përfshin edhe Ditën e Vullnetit të Mirë, ku u tregua edhe njhëherë kujdesi ynë ndaj fëmijëve.”

Pas fjalimeve hyrëse, vullnetarë nga Coca-Cola Hellenic dhe të organizatave partnere kanë luajtur lojëra zbavitëse me fëmijët, duke i mësuar ata se si të vizatojnë, numërojnë, dhe të punojnë së bashku, ndërsa Fatmir Spahiu dhe Astrit Kabashi, nga "Kafeneja Jonë," i kanë bërë të gjithë të qeshin me shakatë e tyre.

Fëmijët gjithashtu u argëtuan duke ngrënë një torte të madhe kuq-dhe-bardhë të Coca-Colas, dhe duke kërkuar emrat e tyre në shishe të reja të personalizuara nga Coca-Cola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)