Soros: Rusia është shndërruar në një shtet mafioz
Davos, 25 janar - Miliarderi amerikan George Soros, ka deklaruar se Rusia është bërë shtet mafioz.
\"Në Rusi elitat shfrytëzojnë burimet shtetërore për pasurim personal dhe të qëndrojnë në pushtet,\", ka theksuar Soros në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Ai shtoi se Rusia dëshiron që përmes veprimeve në Ukrainë të bëhet \"konkurrent strategjik i Bashkimit Evropian\".
Soros ka paralajmëruar se politikanët evropianë nuk e kuptojnë seriozitetin e kërcënimeve që vijnë nga Rusia. Ai konsideron se nga e ardhmja e Ukrainës varet edhe e ardhmja e BE-së.(AA)