Soros: Politikat e Gjermanisë çojnë Evropën drejt kolapsit
New York, 27 janar - Investitori dhe miliarderi amerikan, Xhorxh Soros, hodhi pretendimin se politikat e Gjermanisë, të cilat imponojnë disiplinën financiare, do ta çojnë Evropën drejt katastrofës.
"Në vend të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Gjermania e ka ngarkuar veten me detyrën për të imponuar disiplinë financiare. Tensionimi ekonomik dhe politik, që mund të shkaktojë kjo sjellje e Berlinit, do ta çojë Evropën drejt kolapsit", tha ai.
Pasi u shpreh se politikat e shtrëngimit, që Gjermania përpiqet t'u imponojë vendeve të BE-së, do ta shtyjnë Evropën brenda amullisë ekonomike dhe vorbullës së borxheve, Xhorxh Soros vijoi me këto fjalë:
"Nëse ulen rrogat e fitimet, zvogëlohen edhe të ardhurat nga tatimet, atëherë rritet borxhi i jashtëm", u shpreh miliarderi amerikan, duke kritikuar Berlinin për imponimin e disiplinës financiare.