05 Maj 2024

Soros: Kriza e euro-s duke u zgjidhur, rrezikohet SHBA

Mynich, 5 shkurt - Financieri amerikan George Soros u shpreh dje në Mynich se kriza e euros është duke u zgjidhur, por se një krizë e ngjashme do të ndodhë pas dy vjetësh në Shtetet e Bashkuara.

"Sipas mendimit tim, pas dy vjetësh, kjo krizë evropiane do të përsëritet në Shtetet e Bashkuara për shkak të borxhit të madh të shumë shteteve federale amerikane", deklaroi ai gjatë Konferencës së 47-të vjetore për sigurinë në Mynih, në jug të Gjermanisë.

Sipas tij, kriza e euros është duke u zgjidhur, sepse "tani ekziston vendosmëria për krijimin e një politike fiskale të përbashkët ose të një administrate të përbashkët thesari".

"Por, struktura që po vihet në zbatim nga liderët e 17 vendeve të zonës euro do të paraqesë gjithashtu probleme në vitet e ardhshme sepse euro, që mendohej t'i bashkonte këto vende, ka krijuar mosmarrëveshje mes tyre", shtoi ai.

Sipas tij, "nëse nuk tregohet kujdes, do të krijohet një Evropë me dy pole, nga njëra anë vendet me sufiçit që do të ecin përpara, nga ana tjetër vendet me deficit që do të falimentojnë për shkak të borxhit të tyre shumë të lartë".

"Kjo nuk do të jetë e përballueshme në planin politik", u shpreh biznesmeni me origjinë hungareze, duke paralajmëruar për rrezikun e rritjes së lëvizjeve politike ekstremiste.

George Soros theksoi gjithashtu se Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN ka "luajtur një rol vendimtar" në krizën e euros, por pa shkuar aq larg sa duhej, sepse është detyruar të ndërhyjë me urgjencë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)