Slovenia mbështet kërkesën e AKB-së për viza biznesi
Kryetari i AKB-së, e informoi drejtorin lidhur me aktivitetet më të rëndësishme ekonomike që po ndodhin në Kosovë, pasqyroi aktivitetet dhe misionin e këtij institucioni të rëndësishmë jo vetëm për ekonominë, por edhe për fushat tjera zhvillimore.
Ne tentojmë që të krijojmë marrëdhënie të mira me bizneset e shteteve të ndryshme, sidomos atyre që ne kemi marrdhënie të mira ekonomike e politike siç është Sllovenia. Kjo bëhet me qëllim që të krijojmë politika edhe më të mira ekonomike për dy vendet. Ndihemi mirë që shumë biznese sllovene janë prezente dhe janë lidere në disa sektorë, por na vie keq që eksporti nga Kosova drejt Sllovenisë është shumë i ulët, por ai drejt Kosovës ka stagnuar edhe pse qytetarët tanë i trajtojnë mirë prodhimet tuaja, tha Agim Shahini.
Kryetari i AKB-së, kërkoi që bashkëpunimi të forcohet edhe më shumë ndërmjet dy vendeve dhe të eliminohen barrierat aktuale. Si problem paraqiti atë të lëvizjes së lirë të bizneseve drejt Sllovenisë për shkak të vështirësive që kanë bizneset e Kosovës për pajisjen me viza.
Jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset po kanë problem me regjimin e vizave dhe kërkojmë nga institucionet sllovene që të krijojnë lehtësira. Delegacioni i AKB-së është i përgjysmuar, për shkak të refuzimit të vizave nga ambasada sllovene, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së, kërkoi që bizneset të jenë prioritet dhe vizat tu lëshohen në mënyrë më të përshpejtuar. Ai shtoi se dëshirojnë që të ketë investime të përbashkëta në të dy vendet.
Stanislav Rashçan, drejtori për diplomaci ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, tha se prioritet kanë që të kenë eksport më të madh të prodhimeve sllovene si dhe mundësin e thithjes së investimeve të huaja.
Sipas tij shqetësimet për marrje vizash për bizneset nga Kosova do ti përcjellin menjëherë tek institucionet adekuate, duke shpresuar se shumë shpejt do të ketë lehtësira dhe zgjidhje të problemit në mënyrë pozitive për marrje vizash për bizneset nga Kosova.
Drejtori për diplomaci ekonomike në MPJ të Sllovenisë, tregoi se tash disa vjet Sllovenia drejt Kosovës secilin vit eksporton prodhime në vlerë rreth 80 milionë.
Nuk ka ngritje e as rënie të eksportit, por është një stagnim dhe vizita e delegecionit të AKB-së do të ndikoi në rritjen e eksporteve dhe importeve ndërmjet dy shteteve. Janë të nevojshme investimet e përbashkëta dhe për këtë jemi të gatshëm që të mbështesim iniciativat që vijnë nga sektori privat, tha Stanislav Rashqan.